“Analistët e sigurisë po thonë ura të hapet, KFOR-i jo”: Pyetja interesante e RTK-së për presidenten Osmani - NACIONALE

“Analistët e sigurisë po thonë ura të hapet, KFOR-i jo”: Pyetja interesante e RTK-së për presidenten Osmani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ishte për vizitë në komunën e Vitisë. Siç pritej, ajo u përgjigj në pyetjet e gazetarëve lidhur me zhvillimet rreth Urës së Ibrit.

Megjithatë, një nga pyetjet ishte më interesante. Gazetarja e RTK-së e pyeti Osmanin pse KFOR-i dhe ndërkombëtarët janë kundër hapjes së urës së Ibrit, përderisa analistët e sigurisë janë pro. Pra, qëndrimi i ekspertëve, u barazua me ambasadorët dhe NATO-n.

“Pse nuk po lejohet hapja e urës, kur e dimë që pothuajse të gjithë analistët e sigurisë në vend po thonë se nuk ka pasur situatë më të favorshme. Pse KFOR-i dhe bashkësia ndërkombëtare po thonë që të mos hapet?”, ishte pyetja e RTK-së.

Edhe presidentja Osmani u përgjigj pak me habi, se nuk ka dijeni cilët analistë.

“Unë nuk e di për çfarë analistë të sigurisë po folni. Ne kemi institucionet për vlerësim të situatës, dhe partnerët tanë të sigurisë. Siguria dhe mbrojtja e sovranitetit dhe paqja e siguria, mbrohen edhe nga institucionet tona edhe nga NATO, nga partneri ynë kryesorë, Amerika”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme