Analist Raci mbron Martin Berishajn: Qe 23 vjet furnizohemi prej Serbisë - NACIONALE

Analist Raci mbron Martin Berishajn: Qe 23 vjet furnizohemi prej Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka edhe të tillë që mbrojnë Martin Berishajn nga skandali i tërheqjes së parave "cash" me prejardhje të dyshimtë.

Analist Gazmir Raci, nuk dihet pse, por ka bërë një analogji të çuditshme, duke thënë se nuk ka lidhje nëse një ambasador bën biznes me një kompani serbe, pasi ne tash e 23 vjet furnizohemi me ushqime nga po i njëjti vend.

Këto deklarime i bëri në një paraqitje televizive, ndërsa ripotencoi faktin se kemi blerë energji prej Serbisë, por nuk përmendi këtu premtimet e kryeministrit Kurti dhe të Vetëvendosjes që do të bëjnë gjithçka që të mos shkëmbejnë mallëra dhe jo vetëm me fqinjin verior.

“Ne tash e 23 vjet furnizohemi me ushqime prej Serbisë. Ai ka jetuar në Slloveni dhe ka bërë biznes me Serbinë.

Nuk shoh kurrfarë problemi pse ai prej Sllovenisë apo Kroacisë ka bashkëpunuar me një kompani serbe kur ne për 23 vjet e kemi blerë energjinë prej Serbisë”, ka thënë ndër tjerash Raci Klan Kosova.

Lajme të ngjashme