Analist Pozhari tregon se çfarë po kërkon VV-ja tash nga KEDS-i - NACIONALE

Analist Pozhari tregon se çfarë po kërkon VV-ja tash nga KEDS-i

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti i politikës, Xhevdet Pozhari, ka kujtuar kohën kur Albin Kurti bashkë me aktivistë të partisë së tij, protestonin kundër privatizimit të KEDS.

Pozhari ka thënë se VV po bëhet përgjegjëse edhe atëherë kur protestonin edhe tash kur qytetarët po përballen me reduktime.

Ai ka thënë se tani VV po kërkon që privatizuesi [KEDS] të përmbush obligimet.

Shkrimi i tij:

17 tetor, 2012. Albin Kurti duke protestuar kundër privatizimit të KEDS. U pat shit për 26 milionë euro, ndërsa 5 vite para se të shitej, në rrjetin e distribuimit ishin investuar 55 milionë euro nga buxheti shtetëror.

Asokohe u tha se do të investohen 300 milionë euro nga privatizuesi. Edhe këtë marrëveshje e pat nënshkruar Qeveria e Hashim Thaçit.

60 aktivistë të Vetëvendosjes ranë në pranga ngaqë provuan të hyjnë në Qeveri dhe ta parandalojnë nënshkrimin. Mediat i cilësuan si huliganë.

Viti 2022. Kosova nuk ka rrymë. Nga qindra miliona eurot e premtuara, edhe pas 10 viteve nuk shihet asnjë gjurmë.

Edhe atëherë kur protestonin, edhe tani kur qeverisin përgjegjëse bëhet Vetëvendosja! Faji i tyre i vetëm ishte se u përpoqën të na paralajmërojnë para kohe. Ne nuk donim të shihnim. Ishim në terr!

Tani kërkojnë që privatizuesi të përmbush obligimet. Kaq.

Lajme të ngjashme