Analist Mushkolaj tregon tri majat që 'i pushtoi' më 2022
Krahas marrjes me komentim të zhvillimeve politike në vend, analisti Imer Mushkolaj vitin e kaluar është parë edhe nëpër udhëtime të ndryshme, sidomos rreth majave të botës.
Mushkolaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar tri majat e botës që i ka ngritur gjatë vitit 2022.
AI ka bërë të ditur se ka ngjitur majën e Eversit në Nepal, atë të Kala Patthar, po ashtu në Nepal, dhe majën Damavand në Iran.
“Viti 2022: Everest Base Camp (Nepal) 5364 m Kala Patthar (Nepal) 5545 m Damavand (Iran) 5610 m.” – ka thënë Mushkolaj.
Në fund, ai ka shkruar: “Majat e malit nën 3000 m nuk po i përmendi”.