Analist Mirena poston një foto me Ramabajën, e quan “njeriu që po shkund sheshet e Kosovës”
Analisti Ilir Mirena ka publikuar një fotografi me anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja.
Mirena, që njihet për qëndrime kritike ndaj partisë në pushtet, e ka quajtur Ramabajën “njeriu që po shkund sheshet e Kosovës”.
Ndërkohë, Ramabaja ishte personi që thirri sot një protestë, ku nuk morën pjesë shumë persona, e që kishte të bënte pikërisht me kundërshtimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në të njëjtën kohë, Ambasada Amerikane në Prishtinë po zhvillonte një takim ku po diskutohej pikërisht për këtë çështje.