Analist Islami: Kurti para një dileme të madhe, do të ketë pasoja çfarëdo vendimi që merr
Analisti Dardan Islami ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me “dilemën e madhe” të Albin Kurtit.
Ai beson që kjo dilemë ka të bëjë pikërisht me situatën në veri të vendit dhe me kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
“Politika e Kurtit nuk ishte sovraniste vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj ShBA-ve, duke rënë kështu në testin/minën e parë.” – ka komentuar Islami në profilin e tij.
Ai ka nënkuptuar se Kurti ka rënë në (sic) “grackën e armiqëve” kokë në veti, por se megjithatë mund të ketë pasoja të mëdha.
“Çështja është: a është momenti i duhur për t’i larguar barrikadat me forcë apo nuk është është?”
Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se KFOR-i i ka kërkuar kohë shtesë për të hequr barrikadat, por se pritja nuk mund të shkonte shumë gjatë.
Në anën tjetër, deputetët e partisë së tij kanë kritikuar KFOR-in për mos-heqjen e deritashme të barrikafave.
Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:
Qeveria e Kosoves eshte para nje dileme te madhe, si te veprohet ne veri tash kur serbet na kan vene para aktit te kryer, dhe provokimet nuk kan te ndalur?
Kjo eshte hera e trate qe serbet vendosin barrikada ne 18 muajt e fundit, dhe ne momentin e fundit gjithmone gjendej nje zgjidhje politike ne Bruksel, pasi qe ushtria amerikane bente ca vezhgime dhe levizje ne terren! Amerikanet na kan çliruar, na kan ndihmuar ne shtetndertim 100%, dhe sot ne jemi para nje prove te madhe, ku ata don qe ta shohin ne praktik degjushmerin tone ndaj tyre, qe do te thote se çdo veprim politik e posaqerisht operacionet policore apo ushtarake duhet te jene ne komanden e tyre, ne çdo skenar tjeter minimum ne kordinim te ngushte me ta.
Politika e Kurtit nuk ishte sovraniste vetem ndaj Serbis por edhe ndaj SHBA-ve, duke rene keshtu ne testin/minen, e pare.
Gabimet edhe mund te permirsohen, nese ato nuk perseriten, me qellim qe ne testet e ardhshme mos te bime ne gracken e armiqeve koke n’veti. Pas çdo veprimi te ngutshem pasonte terheqja, por si pasoj e vonesave u demtua kredibiliteti i shtetit vazhdimisht, duke u fut me thelle ne qorrsokak.
Qeshtja eshte se, a eshte momenti i duhur per ti largu barrikadat me force apo nuk eshte? Nese po cilat jane pasojat e nese jo perseri cilat jane pasojat?
Gjermania sot per sot ka municione per te luftuar dy dite, dhe rrjedh pyetja a thu sa ka Kosova municione sot, sa gjate mund te mbahet?
Kur kemi parasysh provokimet qe vine nga bandat serbe dhe mercenaret sllavo-rus, deri tash Zveqla eshte majt mire, edhe policet e ngujuar nuk jane dorrezu, duke na derguar nje sinjal pozitiv.
Fjalen e pare dhe te fundit per qeshtje te sigurise ne Kosove e ka NATO, nga ne kerkohet qe ta kuptojme lojen, ta luajm lojen dhe mos te bejme gabime, duke bere veprime te njeanshme!
#mosutut
