Heta i ashpër pas raportimit se Kurti shkarkoi dhëndrin e Veselit: Edhe pushtuesi kish me pasë zili - NACIONALE

Heta i ashpër pas raportimit se Kurti shkarkoi dhëndrin e Veselit: Edhe pushtuesi kish me pasë zili

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale raportoi sot se kryeministri Kurti kishte ndërhyrë për të kërkuar shkarkimin nga ndërmarrja “Infrakos”, Arsim Deliun, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dhëndrin e familjes së Veselit, i cili që nga viti 2015 është sekretar i kompanisë.

Rreth kësaj çështje ka reaguar analisti politik, Albert Heta, i cili mendon se “diferencimin ideo-politik” të Kurit do ta kishte “zili” edhe pushtuesi.

“Ka gjasë që edhe pushtusi kish me pa me zili këtë diferencim ideo-politik të cilin Albin Kurti po e zbaton me kaq brutalitet. Sindikatat janë veç një pjesë e vogël e problemit të ndarjes si me thikë të shoqnisë nga ky popullist profiter”, ka shkruar Heta në Facebook.

Lajme të ngjashme