Analist Haliti: Tash ngelçi Dimal Basha do ta ketë një asistent i cili paguhet 600 euro
Analisti Afrim Haliti ka kritikuar vendimin që secili deputet, të ketë një asistent.
Haliti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përmendur notat e deputetit Dimal Basha, duke thënë se edhe ai do ta ketë tash një asistent i cili paguhet 600 euro.
“Me kësi stimulimi sigurisht se kthehet edhe mërgata!” – ka shkruar ai në fund.
Nacionale nuk ka arritur të vërifikojë se z.Basha ka ngelur.
Postimi i plotë:
Tash për shembull edhe ngelçi Dimal Basha që ka mbetë me i përnirësu njeshat në vjeshtë do të ketë një asistent që paguhet 600 euro deri sa paga e mësuesit është 480 euro, e e policit 500 euro.
Me kësi stimulimi sigurisht se kthehet edhe mërgata!