Analist Haliti: Çka s'ka, Albulena Haxhiu suspendon vëllain e Fatmire Kollçakut çdo vit nga një herë
Analisti nga Londra, Afrim Haliti ka reaguar pas dy vendimeve të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për suspendimin nga puna të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha.
Përmes një postimi në Facebook, ndërsa ka bashkangjitur edhe vendimet e suspendimit të Mulhaxhës me data të ndryshme, Haliti ka kujtuar edhe videon e publikuar nga Vetëvendosje duke shkruar: “Albulena Haxhiu supsendon vëllain e Fatmire Kollçakut çdo vit nga një herë. Çka s’ka!"
Siç raportuam më herët, vendimi i parë i ministres Haxhiu për suspendimin e Mulhaxhës ishte njoftuar më 6 dhjetor, ndërsa i dyti më 10 janar.
