Amir Rrahmani largohet nga kombëtarja e Kosovës
Amir Rrahmani ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares së Kosovës.
Kapiteni i Kosovës e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke njoftuar se pas dhjetë vitesh të kaluara me Kosovën, shtatë prej tyre si kapiten, ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me fanellën dardane.
Rrahmani numëron 67 paraqitje me Kosovën, ndërsa ka shënuar shtatë gola. Ai e ka bartur shiritin e kapitenit në 42 ndeshje, kurse debutimin e kishte bërë në vitin 2014.