Amerika uron Shqipërinë: Jemi krenarë të qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë një urim të ngrohtë për shtetin e Shqipërisë me rastin e ditës së Pavarësisë.
"Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nderi im të uroj popullin e Shqipërisë në 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare të festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku.” – shkruhet në fillim të kësaj letre.
Blinken ka lavdëruar Shqipërinë për guximin në mbështetjen e Ukrainës.
“Shqipërisë si aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj gjatë zhvendosjes së afganëve” – thuhet në pjesën tjetër të letrës.
“Teksa hyjmë në shekullin tjetër të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë të qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar." – përfundon letra.