AME tregon për vërshimet e fundit: Situata paraqitet kryesisht stabile dhe e menaxhueshme - NACIONALE

AME tregon për vërshimet e fundit: Situata paraqitet kryesisht stabile dhe e menaxhueshme

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME, MPB) ka treguar për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të fundit.

Duke u bazuar në të dhënat e pranuara nga Qendrat Operative Emergjente, kjo agjenci ka vlerësuar se situata e vërshimeve në nivel vendi gjatë intervalit kohor të raportimit paraqitet kryesisht stabile dhe e menaxhueshme.

“Sipas informatave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, NJPZSH-të, DSHPE-të dhe raportimeve të qytetarëve, situata e vërshimeve në nivel vendi gjatë intervalit kohor të raportimit paraqitet kryesisht stabile dhe e menaxhueshme. Pas rënies së intensitetit me të reshura të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës, në shumicën e rajoneve është vërejtur përmirësim i dukshëm i gjendjes, me rënie graduale të nivelit të ujit në lumenj dhe përrenj. Nuk raportohet për humbje jete”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme