Ambasadorja gjermane në Beograd: Në Kosovë më 1999 pati fatkeqësi humanitare, NATO u detyrua të intervenonte - NACIONALE

Ambasadorja gjermane në Beograd: Në Kosovë më 1999 pati fatkeqësi humanitare, NATO u detyrua të intervenonte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadorja e re e Gjermanisë në Serbi, Anke Kondrad, ka folur rreth intervenimit humanitar të NATO-së në Kosovë në vitin 1999 .

Në një deklarim publik, Konrad i është referuar krimeve të luftës në vitin 1999 si “katastrof/fatkeqësi e tmerrshme humanitare”.

Këtë deklarim ajo e ka bërë pak pasi i dorëzoi letrat kredenciale në duart e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe siç e kërkon zakoni diplomatik, shkruan Nacionale.

Në intervistën për Politika, ajo ka theksuar se nuk ka asnjë ngjashmëri mes ngjarjeve të tmerrshme humanitare në Kosovë me ato në Ukrainë.

Që nga 24 shkurti, Rusia ka shkelur në mënyrë masive Kartën e OKB-së dhe i ka shpallur luftë një kombi me mbi 40 milionë banorë, i cili komb nuk e kërcënoi Rusinë në asnjë mënyrë. Situata në vitin 1998 dhe 1999 ishte krejtësisht e ndryshme. U vërtetua pa mëdyshje se situata në Kosovë përbënte një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në rajon, e cila u shoqërua me një fatkeqësi të tmerrshme humanitare dhe shkelje masive të të drejtave të njeriut. Pas përpjekjeve të gjata dhe intensive diplomatike, operacioni i NATO-s ishte e vetmja rrugë e mbetur, zgjidhja e fundit, nëse doni, pasi komuniteti ndërkombëtar kishte shteruar pa sukses të gjitha mjetet në dispozicion për një zgjidhje paqësore të konfliktit, dhe parandalimin e një fatkeqësie humanitare.”, deklaroi Konrad në intervistën për Politika, transmeton Novosti.

Lajme të ngjashme