Ambasadorja e Izraelit e falënderon Kosovën në gjuhën shqipe për solidaritetin pas sulmeve të Hamasit
Tammy Ziv, ambasadore e Izraeli në Kosovë, e ka shpërndarë deklaratën për medie të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporëssë Kosovës, ku dënohet sulmi i militantëve të Hamasit kundër Izraelit.
Në X, ambasadorja Ziv një pjesë të falenderimit ndaj Kosovës e ka shkruar në gjuhën shqipe.
“Faleminderit të dashur miq që jeni me ne në këto orë të errëta. Falemnderit MPJ e Kosovës, Donika Gërvalla, falemnderit Republika e Kosovës!” – shkroi ajo.
Thank you dear friends for being with us in our darkest hours.
— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) October 7, 2023
Falemnderit @MFAKOSOVO @gervallaschwarz, falemnderit Republika e Kosovës!
🇮🇱🤝🇽🇰 https://t.co/lDa2spErD6
Ziv e ka falënderuar në gjuhën shqipe edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po ashtu e dënoi sulmin e Hamasit kundër Izraelit.
“Ju faleminderit shumë, Shkëlqesia Juaj znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës!” – shkroi ajo.
Ju faleminderit shumë, Shkëlqesia Juaj znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës!
— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) October 7, 2023
🇮🇱🤝🇽🇰 https://t.co/A7MTFR5a5r