Ambasadorja amerikane në Shqipëri viziton Kosovën
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yori Kim ka qëndruar sot në Kosovë ku është pritur nga homologu i saj në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Hovenier ka shkruan në Tëitter se ishte kënaqësi që takoi ambasadorin amerikane në Shqipëri që e konsideron si mike për t’i treguar Prishtinën, teksa tregon se kanë diskutuar për prioritetet e vazhdueshme rajonale.
“Me kënaqësi mirëprita miken dhe kolegen time, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në Kosovë për t’ia treguar Prishtinën përreth. Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të përbashkët, si dhe patëm një bisedë të mrekullueshme rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve tona të vazhdueshme rajonale” ka shkruar Hovenier.
Lovely to welcome my friend and colleague, @USAmbAlbania Yuri Kim to Kosovo and to show her around Pristina. Ambassador Kim and I enjoyed reminiscing about our shared history as well as great conversation about our continued regional collaboration and priorities. pic.twitter.com/b1MBoQOXAG
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 4, 2022