Ambasadori iu drejtohet prokurorëve: E di që është frustruese të përballeni me kritika nga Qeveria
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka marrë pjesë në Konferencën vjetore të Prokurorëve, ku iu është adresuar edhe me një fjalim.
Hovenier qysh në fillim ka thënë se e di që puna e prokurorit nuk është lehtë, pasi që të gjithë kanë mendimet e tyre për ta.
“E di se puna e një prokurori nuk është e lehtë, të gjithë kanë mendimet e tyre pse çka qysh, dhe shumica e tyre pak kuptojnë se çka kërkon ligji, procedurat, pothuajse çdokush ka një mendim se si duhet të duket një rast dhe si të përfundojë ai.” – ka thënë ai.
Veç kësaj, Hovenier ka përmendur edhe kritikat nga Qeveria, duke thënë se janë të pritshme.
“Duhet t’i përmbaheni rregullave, proceseve, kjo nuk ndodhë gjithmonë siç do publike dhe dikush nga Qeveria, edhe pse mund të shiheni si figura të fuqishme, është e pritshme të kritikoheni për punën tuaj, veçanërisht ata që nuk janë të familjarizuar me procedurat ligjore.” – u shpreh ai.
Por sipas ambasadorit amerikan, një gjë e tillë është frustruese, e ndonjëherë edhe ofenduese.
“Jam i bindur që është frustruese, nganjëherë edhe ofenduese, që të përballeni me kritika për shkak të punës që bëni, që e bëni punën mirë, jo vetëm nga publiku, por edhe nga udhëheqës të sektorëve të Qeverisë, që po ashtu, kanë përgjegjësi të mbrojnë sundimin e ligjit.Dua të theksoj që durimi i këtyre kritikave, dhe që këto mos t’ju pengojnë për të kryer punën tuaj, betimin tuaj për ligj, është shumë i rëndësishëm, duhet të ruani pavarësinë tuaj, të kryeni mandatin tuaj me profesionalizëm dhe integritet.” – deklaroi ai.