Ambasadori i Shqipërisë takohet me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në takim Petrit Malajn, ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.
Letrat kredenciale ambasadori i ri i Shqipërisë, Petrit Malaj, i ka dorëzuar të presidentja Vjosa Osmani më dy nëntor.
Në ditët e para të mandatit të tij ambasadori Malaj është pritur në takim nga pothuajse gjithë spektri politik i Kosovës.