Ambasadori i Kosovës në SHBA: Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë nuk ka ndryshuar
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, në një intervistë për 'The Washington Diplomat’, ka deklaruar se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë nuk ka ndryshuar. Ai pretendon se qëndrimet hegjemoniste serbe ende ekzistojnë.
“Nuk ka pasur shumë përparim apo ndryshim thelbësor në qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë. Qëndrimet hegjemoniste janë ende aty. Dhe kjo e bën të vështirë marrëdhëniet normale me ta”, ka thënë Dugolli.
Tutje, ai ka thënë së është i inkurajuar nga "historia e gjatë e mbështetjes dypartiake për Kosovën" nga ligjvënësit në Kongres.
“Të dyja palët, qofshin demokratë apo republikanë, kanë qenë gjithmonë të angazhuar – para luftës, gjatë luftës kur e lanë koalicionin e NATO-s t’i jepte fund gjenocidit dhe pas luftës, duke na ndihmuar të rindërtonim vendin në luftën tonë për pavarësi,” tha ai.
“Ne kemi pasur gjithmonë angazhim të rëndësishëm nga SHBA-ja dhe gjatë represionit brutal të viteve ’90, ishin Shtetet e Bashkuara ato që i kushtuan vëmendje dhe u përpoqën të na ndihmonin në rrethana shumë të vështira," deklaroi ambasadori.
Më tej Dugolli i ka thënë këtij mediumi se në raport me Serbinë, përparimi është i ngadaltë për shkak të qëndrimeve hegjemoniste të Serbisë.
“Nuk ka pasur shumë përparim apo ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë,” tha ai. “Qëndrimet hegjemoniste janë ende aty. Dhe kjo e bën të vështirë marrëdhëniet normale me ta.”