Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Asociacioni dhe të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se marrëveshjet e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të implementohen, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Ju i keni parë deklaratat e Gjermanisë, të vendeve të QUINT-it dhe BE-së, që ne presim të gjitha palët që të implementojnë marrëveshjet e Brukselit, që përfshijnë edhe Asociacionin. Për ne është e qartë, është pjesë e zgjidhjes, por po ashtu e kemi theksuar disa herë se asgjë nuk është dakorduar derisa çdo gjë dakordohet,” tha Rohde në Klan Kosova.
Jorn Rohde ka thënë më tej se Serbia e ka të qartë se antarësimi i tyre në Bashkimin Evropian varet nga njohja e Kosovës.
Ai tha se këtë e ka bërë të ditur në Serbi edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz
“Serbia e di së anëtarësimi në Bashkimin Evropian është real vetëm me njohje të ndërsjellë të Kosovës dhe kjo është thënë qartë. Nuk mendoj se BE-ja mund të implementojë një tjetër temë të pazgjidhur. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka thënë këtë edhe në Beograd dhe nuk mund të imagjinohet [anëtarësimi i Serbisë në BE pa njohur Kosovën] kjo dhe për t’u anëtarësuar në BE”, tha Rohde.
