Ambasadori Hovenier njofton se pensionohet në fund të dhjetorit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka njoftuar largimin e tij nga detyra, duke bërë me dije se në fund të dhjetorit do të pensionohet.
Sipas “Klan Kosova” ai këto deklarata i ka bërë gjatë një organizimi një ngjarje, ku mes tjerash është shprehur:
”Do të dal në pension pas 34 vitesh e shtatë muajsh, në fund të dhjetorit”.
Hovenier ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin, si dhe ndaj administratës Biden.
Tutje, ambasadori amerikan ka thënë se “ambasadorët janë në focus por puna dhe përkushtimi i vërtetë vijnë nga të gjithë ju”.