Ambasadori Hovenier: Mbesim të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën për të pagjeturit - NACIONALE

Ambasadori Hovenier: Mbesim të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën për të pagjeturit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka thënë se qendrojnë me çdo person, që është në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të zhdukur.

Ai këto fjalë i tha pas homazheve që i bëri tek obelisku për personat e pagjetur, ku sot shënohet edhe dita ndërkombëtare e tyre.

“I nderuar që iu bashkova presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe familjarëve të të zhdukurve për të respektuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Forcë. Ne qëndrojmë me çdo person që është në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të zhdukur dhe mbetemi të përkushtuar për të kërkuar dhe gjetur të vërtetën”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Lajme të ngjashme