Ambasadori Hill takon Vuçiqin, flasim për takimet në Asamblenë e Përgjithshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin amerikan, Christopher Hill.
Presidenca serbe ka njoftuar se në takim është diskutuar për vizitën e ardhshme të Vuçiqit në New York ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në llogarinë e tij në “Intagram”, Vuçiq ka shkruar se me diplomatin amerikan ka folur për takimet që do të ketë me zyrtarët e lartë të administratës amerikane.
“Me ambasadorin Hill bisedova për temat aktuale, por edhe për vizitën e ardhshme në New York me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të sesionit të 77-të të Asamblesë së OKB-së dhe takimeve të shumta që do të kem me zyrtarë të lartë të administratës amerikane me atë rast”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram.