Ambasadori Hill: Koha për përparim në dialogun Kosovë-Serbi, ShBA mbështet BE-në - NACIONALE

Ambasadori Hill: Koha për përparim në dialogun Kosovë-Serbi, ShBA mbështet BE-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka komentuar zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, që tashmë është intesfikuar.

Ai ka thënë se SHBA mbështesin BE-në në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për palët.

“Nuk më takon mua të komentoj propozimet, përveçse të them se SHBA-ja mbështet BE-në e cila po përpiqet shumë të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë dhe kjo nuk është e lehtë”, tha Hill.

Në Forumin Rajonal për Evropë dhe Euroazi në Beograd, Hill tha se është koha për përparim në dialog.

“Ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë dhe është koha për përparim”, u tha Hill gazetarëve në Beograd.

Lajme të ngjashme