Ambasadori gjerman: Reagimi i Serbisë për njohjen e Kenisë, shkelje e rëndë e marrëveshjeve të Brukselit - NACIONALE

Ambasadori gjerman: Reagimi i Serbisë për njohjen e Kenisë, shkelje e rëndë e marrëveshjeve të Brukselit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohe, ka komentuar njohjen nga Kenia.

Ai ka thënë se reagimet nga Serbia për këtë njohje, janë shkelje të marrëveshjeve të Brukselit.

“Së pari, jam plotësisht dakord me ju. Është vërtet e mirëseardhur që Kenia e njeh Kosovën. Shpresoj që shumë vende të tjera të ndjekin këtë shembull, si Gjermania para gjashtëmbëdhjetë vitesh. Janë më shumë se njëqind shtete që e kanë njohur Kosovën. Reagimi i Serbisë, siç e përmendët, është shkelje e rëndë e nenit të katërt të marrëveshjeve të Brukselit për të mos e bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ky është një veprim i pavend, që ruan status quo-në e kaluar, por në të njëjtën kohë, Kosova duhet t’i përmbushë detyrat e saj për Asociacionin,” tha ai në një intervistë për KTV.

Lajme të ngjashme