Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për njohjen nga Siria - NACIONALE

Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për njohjen nga Siria

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë, Rainer Rudolph, ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani dhe popullin e Kosovës për njohjen nga Siria.

Ai është shprehur i lumtur me dinamiken e njohjeve për Kosovën në këtë vit.

Në llogarinë e ambasadës gjermane në “X”, ai ka shkruar se kjo është njohja e tretë ketë vit.

Të nderuar, Ambasadori Rudolph përgëzon Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për njohjen e sovranitetit të Kosovës nga Siria. Jemi shumë të lumtur me këtë dinamikë të re pasi është njohja e tretë këtë vit”, ka shkruar.

Lajme të ngjashme