Ambasadori gjerman mesazh për Kosovën dhe Serbinë: Zbatojeni marrëveshjen e Ohrit TANI
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet tani.
Rohde ka thënë se takimi i nivelit të lartë i 14 shtatorit në kuadër të dialogut po vjen në një moment kritik.
Diplomati gjerman përmes një shkrimi në platformen X, ka deklaruar se të gjitha palët duhet të punojnë për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.
“Takimi i nivelit të lartë i 14 shtatorit në kuadër të dialogut po vjen në një moment kritik. Kemi nevojë për angazhimin e plotë të të dyja palëve për de-përshkallëzimin e situatës në veri, dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe demokracinë pjesëmarrëse. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet menjëherë. Jo më me lojëra faji. Hiqni pengesat për përparim. Koha për të vepruar për të mirën e të gjithëve”, ka shkruar Rohde.
High-level meeting on 9/14 comes at a critical moment. We need both sides' full commitment to de-escalation, 🇪🇺-mediated dialogue & participative democracy. Ohrid Agreement must be implemented NOW.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 11, 2023
No more blame games. Remove obstacles for progress. Time to act for all's benefit
