Ambasadori gjerman: Mbështetje për vijat e kuqe të NATO-s në Urën e Ibrit, mirëpresim deklaratën e Kurtit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mbështet “vijat e kuqe” të KFOR-it për Urën e Ibrit.
“Mbështetje të plotë për NATO-n dhe linjat e tyre të kuqe për urën në Mitrovicë. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar kanë rezultuar me plagosje të ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, dhe kjo nuk duhet të përsëritet. Duhet të merret parasysh këshilla e ndërkombëtarëve”, ka shkruar Rohde në “X”.
Ai më tutje ka mirëpritur deklaratën e Kurtit sot, se do të koordinohen për hapat e tjerë.