Ambasadori gjerman e Besnik Bislimi lujanë bashkë një "termin" në futboll - NACIONALE

Ambasadori gjerman e Besnik Bislimi lujanë bashkë një "termin" në futboll

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislim, kanë gjetur pak kohë edhe për ndeshje në futboll të vogël.

Në një shkrim që ka publikuar ambasadori gjerman në Twitter, ka bërë të ditur se dje janë ndeshur ekpi i tij me ekipin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Rohde ka thënë se më shumë futboll pa politikë.

Shumë futboll – pa politikë! Dje me ekipin tim nga ambasada jemi përballur me ekipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, të cilët kanë luajtur bashkë që prej kohës së tyre të studimeve në Zagreb. U kënaqëm shumë dhe shënuam shumë gola. Do ta ripërsërisim shumë shpejt”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Nuk është treguar se cili ekpi ka triumfuar në fund të ndeshjes.

Lajme të ngjashme