Ambasadori francez nderon Rugovën: Vizioni i tij mbetet burim frymëzimi
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes së tij.
Guerot ka vlerësuar lartë figurën e presidentit Rugova.
“Nderim për Ibrahim Rugovën. Qëndrueshmëria e tij përballë vështirësive dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike i kanë fituar atij besimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe mbeten burim frymëzim” – ka shkruar ai.
Hommage à Ibrahim Rugova. Sa résilience face à l’adversité et sa vision d’un Kosovo🇽🇰libre et démocratique lui ont gagné la confiance de la communauté internationale et restent une source d’inspiration. #Rugova #Kosovo #Paix #Leadership pic.twitter.com/SDRgvDu7CE
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) January 21, 2025