Ambasadori evropian: BE mirëpret iniciativën e Osmanit për t’i bërë bashkë partitë politike
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka reaguar pas takimit që pati sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se e ka mirëpritur iniciativën e saj për t’i bërë bashkë partitë politike, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për situatën politike në Kosovë.
“BE-ja mirëpret këto bisedime dhe shpreson për një marrëveshje të shpejtë, në interesin më të mirë të Kosovës dhe integrimin në BE” – ka thënë ai.
Grateful to the President @VjosaOsmaniPRKS for sharing w/ me her initiative to bring political parties together to find a solution to the current situation.
— Aivo Orav (@AivoOrav) May 14, 2025
The 🇪🇺EU welcomes these talks & hopes for a swift agreement, in the best interest of 🇽🇰Kosovo & its EU integration. pic.twitter.com/pP48c6VwUM
Ndërkohë, për takimin ka folur edhe Presidenca e Kosovës:
“Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për nesër.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, z. António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës” – u tha në një njoftim.