Ambasadori britanik viziton OVL-UÇK-në: U diskutua për preokupimet kryesore të veteranëve të UÇK-së
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot OVL-UÇK-në.
Përmes një njoftimi, kjo organizatë ka bërë me dije se në takim është diskutuar për çështjet dhe preokupimet kryesore të veteranëve të UÇK-së.
“Sot, kryetari z. Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorë, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit u diskutua për çështjet dhe preokupimet kryesore të veteranëve të UÇK-së, si dhe për zhvillimet aktuale që lidhen me ta. Në këtë takim theksuam rëndësinë e miqësisë së qëndrueshme dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke vlerësuar lart mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm për vendin tonë. Takime të tilla janë të rëndësishme për të përcjellë drejtpërdrejt zërin e veteranëve tanë te miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, është thënë në njoftimin e OVL-UÇK-së.