Ambasadori britanik pret përfaqësues të shoqërisë civile: Adhuroj angazhimin e tyre
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar përfaqësues të shoqërisë civile.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se adhuron angazhimin e shoqërisë civile në Kosovë për t’i nxitur politikanët që të marrrin përgjegjësi në zgjidhjen e bllokadës.
“Isha i kënaqur të mikprisja një grup OJQ-sh në Rezidencën Britanike për të diskutuar mbi demokracinë në Kosovë. Isha mirënjohës që mësova nga përvoja dhe ekspertiza e tyre.
Adhuroj angazhimin e shoqërisë civile me politikanët e Kosovës për t’i nxitur ata të marrin përgjegjësi për të zgjidhur këtë bllokadë, në mënyrë që të formohet një Kuvend dhe qeveri e re dhe të vazhdojnë me punë thelbësore në interes të popullit të Kosovës” – ka shkruar ai.