Ambasadori britanik pas takimit me Konjufcën: Folëm për rëndësinë e formimit me kohë të Qeverisë - NACIONALE

Ambasadori britanik pas takimit me Konjufcën: Folëm për rëndësinë e formimit me kohë të Qeverisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar të premten me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se me Konjufcën folën për rezultatin e zgjedhjeve dhe rëndësinë e formimit të Qeverisë.

“Folëm për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe rëndësinë e formimit në kohë të qeverisë. Ne diskutuam gjithashtu se si të arrijmë më shumë përparim në përfaqësimin e komuniteteve joshumicë, përfshirë serbët e Kosovës, në ekonominë dhe institucionet e Kosovës” - ka shkruar ai.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para më 342 mijë e 281 vota, apo 40.80 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 811 vota apo 22.03 për qind. LDK ka dalë e treta më 147 mijë e 888 vota ose 17.63 për qind.

Koalicioni AAK-Nisma ka dalë e katërta në këto zgjedhje me 62 mijë vota.

Lajme të ngjashme