Ambasadori britanik: Djegia e veturave në veri rrezik për stabilitetin dhe qetësinë
Në veri të vendit vetëm në dy ditët e fundit janë djegur 5 vetura, me targa RKS. Ato ishin pronë e qytetarëve serb të Kosovës.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbot, e ka quajtur të papranueshëm aktin e djegies së veturave të serbëve në veri të Kosovës.
Abbot ka bërë thirrje, që të gjithë akterët politik ta dënojnë këtë akt, si dhe ka kërkuar hetime të shpejta.
Postimi:
“Djegia e veturave pas ri-regjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë. Hetimet e shpejta për këtë akt krimi janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”, ka shkruar Abbott.