Ambasadori amerikan: Vizita e Kurtit dhe Osmanit reflekton partneritet mes dy shteteve - NACIONALE

Ambasadori amerikan: Vizita e Kurtit dhe Osmanit reflekton partneritet mes dy shteteve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë fjalët e tij për takimin e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ambsadori Hovenier ka thënë se vizita reflekton partneritetin e qëndrueshëm mes Kosovës dhe Amerikës.

“Dje, sekretari Blinken u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeminsitrin Albin Kurti, për të diskutuar fushat kryesore të bashkëpunimit tonë të ngushtë. Vizita është një tjetër reflektim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Osmani e Kurti të martën u takuan me Blinken dhe në takimin e tyre u diskutua edhe për dialgoun mes Kosovës edhe Serbisë.

Lajme të ngjashme