Ambasadori amerikan uron kryetaren e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen në mandatin e dytë - NACIONALE

Ambasadori amerikan uron kryetaren e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen në mandatin e dytë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeff Hovenier, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Republikës së Kosovës, ka përgëzuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Greca Caka – Nimani për zgjedhjen në mandatin e dytë në këtë pozitë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ai ka thënë se institucionet e pavarura gjyqësore janë gurthemel i demokracive të qëndrueshme.

“Institucionet e pavarura gjyqësore janë një gurthemeli i çdo demokracie të qëndrueshme” – ka shkruar Hovenier.

Hovenier shton se mbetet I përkushtuar në ndihmën e institucioneve kosovare për të promovuar forcën dhe sundimin e ligjit.

E plotë:

Përgëzime për Gresa Caka – Nimani në ri-zgjedhjen për mandatin e dytë si kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e pavarura gjyqësore janë një gurthemeli i çdo demokracie të qëndrueshme. Ne jemi të përkushtuar në ndihmën e institucioneve kosovare për të promovuar forcën dhe sundimin e ligjit.

Lajme të ngjashme