Ambasadori amerikan arrin në Kuvend, s’tregon nëse aty do të takojë Ramën
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier para pak minutash ka hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Hovenier është parë nga ekipi i Nacionales duke hyrë brenda, derisa gazetari Vullnet Krasniqi e ka pyetur nëse do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili aktualisht është në presidencë duke zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani.
Ambasadori nuk është përgjigjur, si dhe nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj vizite.
Vetura e ambasadës, po qëndron ende në oborrin e Kuvendit të Kosovës.