Ambasadori Abbott përshëndet kosovarët me video: Ju siguroj që gjithmonë do jeni në zemrat tona
Ambasori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka publikuar një video përshëndetës me rastin e përfundimit të mandati të tij si ambasador në Kosovë, duke thënë se “ju siguroj që gjithmonë do jeni në zemrat tona.”
Abbott ka treguar për sfidat e tij gjatë mandatit 4-vjeçar, si Covid-19.
“Ka qenë një eksperiencë e veçantë. Mirëpritja e ngrohtë e popullit këtu ka bërë që puna dhe jetesa këtu të jetë ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam bërë ndonjëherë. Ndërkohë që ka pasur sfida në katër vjet e gjysmë të fundit përfshirë COVID-in”.
Ai ka thënë se mburret me trajnimin e FSK-së dhe se fokusi i tyre do të jetë në gjetjne e personave të zhdukur.
“Mburrem me trajnimin që ua ofruam FSK-së, dhe fokusi ynë do të jetë i vazhdueshëm për mbështetjen e familjeve që janë ende në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të rezultojnë ende të zhdukur”.
Tutje, ai ka pasur edhe një porosi për politikanët kosovarë.
“Unë nuk kam recetë të lehtë për zgjidhje, por u bëj thirrje atyre që udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion të një vendi modern demokratik, i cili mbështet, inkurajon dhe mbron qytetarët e tij të të gjitha komuniteteve pa dallim.” – ka porositur Abbott.
“Ky është një vend i veçantë që meriton sukses, ju siguroj që gjithmonë do jeni në zemrat tona.” – ka thënë ai.
VIDEO: