Ambasadorët e BE-së bien dakord për sanksione të reja kundër Rusisë - NACIONALE

Ambasadorët e BE-së bien dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenca çeke e BE-së, ka njoftuar sot se vendet anëtare kanë rënë dakord për një raund tjetër sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj ndaj Ukrainës.

“Ambasadorët arritën një marrëveshje politike për sanksione të reja kundër Rusisë”, tha presidenca në Twitter.

Ndërsa, Edita Hrda, përfaqësuese e përhershme e Republikës Çeke në BE, tha se sanksionet ishin në përgjigje të aneksimit rus të katër rajoneve në Ukrainë, të cilat Perëndimi i ka konsideruar të paligjshme.

Lajme të ngjashme