Ambasada e Norvegjisë mbledh shtetet e Ballkanit Perëndimor në Beograd, por jo edhe Kosovën
Ambasadat e Norvegjisë në Beograd dhe Bosnje, do të organizojë një konferencë rajonale “Mundësitë e investimit në burimet e ripërtëritshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor”.
Konferenca do të organizohet në Beograd, në pallatin ‘’Serbia’’, ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.
Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e Vuçiqit, pas takimit do të ketë një konferencë te përbashkët për media për pjesëmarrësit e konferencës.
Konferenca organizohet nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë, në bashkëpunim me Aleancën e Biznesit Nordik, Shoqatën e Biznesit Norvegji-BiH dhe partnerët norvegjezë për bashkëpunim në fushën e energjisë.
Edhe pse kjo konferencë ka për qëllim mundësinë e investimeve në energjinë e ripertritshmë nga bizneset e Norvegjisë në Ballkanin Perëndimor, Kosova nuk është duke marrë pjesë në ketë takim.