Ambasada e ShBA-së viziton kompaninë "Paketos" që po lidh blerësin kosovar me platformat amerikane
Përfaqësues të Ambasadës së ShBA-së, Ramatu Muhammed dhe Blond Gerqari, sot zhvilluan vizitë te kompania “Paketos” ku u njoftuan prej së afërmi me punën dhe zhvillimet e fundit të saj,.
Kjo edhe në dritën e heqjes së tarifës prej 10% ndaj produkteve amerikane nga shteti kosovar, ç’gjë kompania “Paketos” e sheh si shtysë para për qasjen dhe kushtueshmërinë më të volitshme të produkteve amerikane në vend.
Kjo kompani që kryen shërbim inovativ të lidhjes së konsumatorëve kosovarë me platfromat më të mëdha të blerjeve në ShBA njoftoi se veçse në gjysmën e parë të këtij viti janë kryer rreth 2 mijë porosi në gjithë vendin.
