Ambasada e ShBA-së uron formimin e qeverisë: Presim të punojmë për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar vendin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e qeverisë fuqiplote.
Ambasada tha se presin që të punojnë me qeverinë e re “për të çuar para prioritetet e përbashkëta”.
“Ambasada e ShBA-së mirëpret formimin e parlamentit dhe qeverisë së Kosovës. Presim që të punojmë me qeveirnë e re për të çuar para prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e përbashkët ekonomik”, thanë ambasada.