Ambasada e Kosovës në Shkup u reagon mediave në Maqedoni: Mos e shfrytëzoni incidentin për politika të brendshme
Ambasada e Kosovës në Shkup ka përgënjeshtuar raportimet se kjo është hera e parë që Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut, pas incidentit së presidentes Vjosa Osmani.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Tëitter, ambasada ka demantuar raportimet nëpër portalet maqedonase.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgenjështron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve.” – thuhet në reagim.
Tutje, ambasada ka bërë thirrje most ë shfrytëzohet incidenti i paprecedentë ndaj presidentes Vjosa Osmani, “për qëllim të politikës së brendshme në RMV”.
“Informacioni i plasuar është i pasaktë edhe substancialisht. Ambasada bën thirrje që të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm ndaj Presidentës së Republikës së Kosovës për qëllime të politikës së brendshme në RMV.” – thuhet tutje.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgenjështron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve. pic.twitter.com/cHDUc0SFGH
— Kosovo in North Macedonia (@KosovoinSkopje) August 3, 2024