Ambasada e Kosovës në Itali promovon Kurtin, e fotografon gazetën për të treguar çka tha në intervistë - NACIONALE

Ambasada e Kosovës në Itali promovon Kurtin, e fotografon gazetën për të treguar çka tha në intervistë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundi ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “La Stampa”.

Nacionale e përktheu një pjesë të kësaj interviste për lexuesit e saj, ndërsa duket se edhe ambasada e Kosovës në Itali, ka dashur t’u tregojë qytetarëve se çka tha Kurti.

Shkrimi, që ka qenë i qasshëm vetëm me pagesë, është fotografuar nga ambasada dhe është publikuar në rrjetin social Twitter.

Krahas fotografisë, ambasada ka shkruar: “Intervista e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për gazetën La Stampa”.

Siç raportoi Nacionale më herët, natyrisht se kryeministri nuk mund të mos përsëriste fjalët e njëjta që kishte thënë për muaj e muaj me radhë në dhjetëra intervista tjera.

Ai përmendi përparimin e Kosovës në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit dhe në lirinë e medies derisa i mëshoi tezës se zhvillimi ekonomik me demokracinë shkojnë bashkë.

“Normalizimi i raporteve duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Serbia duhet ta njohë Kosovën. Besoj që propozimi i BE-së i shtatorit të vitit të kaluar mund të shërbejë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme...” – u shpreh Kurti.

Lajme të ngjashme