Ambasada e Britanisë shkruan për ushtarët e FSK-që u nisën për të trajnuar ata të Ukrainës - NACIONALE

Ambasada e Britanisë shkruan për ushtarët e FSK-që u nisën për të trajnuar ata të Ukrainës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të enjten mbrëma, një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur për në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në operacionin “Interflex”, me synim për të përgatitur personaelin ushtarak të Ukrainës.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar një komunikatë të shkurtër në Facebook, ku ka treguar se Kosova ka demonstruar solidaritet me Ukrainën.

"Mbrëmë, ne përshëndetëm një kontingjent të ushtarëve të FSK-së para se të fluturonin drejt Mbretërisë së Bashkuar për ta mbështetur Operacionin INTERFLEX.

Kosova e ka mbështetur dhe ka treguar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës.

Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretëri të Bashkuar dhe e ka për qëllim trajnimin e Ushtrisë së Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja e kanë ofruar gatishmërinë për të angazhuar instruktorë për të asistuar në procesin e trajnimit të Ushtrisë së Ukrainës brenda këtij operacioni." - shkruhet në postimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Lajme të ngjashme