Ambasada britanike i dhuron dron ATK-së - NACIONALE

Ambasada britanike i dhuron dron ATK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i ka dhuruar Administratës Tatimore të Kosovës dron dhe pajisje tjera.

Ky donacion është dhënë dje gjatë vizitës se ambasadorit britanik në Kosovë, Nicolas Abbott, në ATK.

Në njoftimin e ATK-së është thënë se ky donacion shënon përkushtimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar Kosovën.

“Gjatë kësaj vizite, Ambasadori Abbott ka dhuruar një dron dhe pajisje tjera profesionale që do të ndihmojnë për përmirësimin e efikasitetit dhe kapaciteteve të Administratës Tatimore të Kosovës. Ky veprim shënon përkushtimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar në avancimin e strukturave dhe proceseve hetimore në vend”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Me këtë rast, ambasadori Abbott ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e ngushtë me ATK-në.

Kurse, drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj ka thënë se pajisjet e dhuruara nga ambasada britanike në Kosovë do të ndihmojnë në shtyrjen përpara të proceseve dhe hetime që do të kryhen nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës.

Lajme të ngjashme