Ambasada amerikane reagon sërish: Kosova e pavarur është fakt - NACIONALE

Ambasada amerikane reagon sërish: Kosova e pavarur është fakt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka reaguar sërish në rrjetin social Twitter, duke thënë se Kosova e pavarur është fakt i kryer.

Ky reagim vjen pasi Ambasada amerikane tregoi që nuk ka bërë qëllimshëm asnjë pëlqim të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ku fliste për çnjohjen e Kosovës nga disa shtete.

Tash ambasada ka thënë se qëllimi kryesor i tyre është të mbështesin Kosovën dhe se kundërshtojnë përpjekjet për të vënë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës.

Le të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt. Qëllimi ynë kryesor është që ta përkrahim Kosovën përderisa e merr vendin e vet me të drejtë në strukturat evropiane e euro-atlantike. Ne kundërshtojmë kategorikisht çfarëdo përpjekjeje për t'i vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.”, thuhet në reagimin e tyre.

Lajme të ngjashme