Ambasada amerikane po mbante aktivitet në shkollë kundër dhunës në baza gjinore, nxënësi raporton krimin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka treguar se si gjatë një aktiviteti kundër dhunës në baza gjinore, një nxënës i pranishëm raportoi një krim që çoi në një përgjigje të menjëhershme nga policia.
Në një njoftim të publikuar në rrjetin social Facebook, ambasada ka thënë se gjatë diskutimeve me nxënës nëpër shkolla, një student i pranishëm raportoi krimin.
Kështu, kjo çoi në reagim nga policia dhe këshilli i shkollës.
“Atasheu dhe stafi i Ambasadës së SHBA-së së bashku me Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës, shënuan 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Bazë Gjinore me angazhime në katër komuna: Fushë Kosovë, Gjilan, Prishtinë dhe Mamushë për të sensibilizuar dhe për kërkuar veprim. Mbi 180 të rinj dhe anëtarë të komuniteteve pakicë morën pjesë në aktivitete. Diskutimet përfshinin rolin e policisë dhe inspektoratit të policisë, duke i dhënë prioritet raportimit, duke avokuar për ndryshime pozitive dhe një ndërveprim të fortë që lejoi një student të pranishëm të raportonte hapur një krim që çoi në një përgjigje të menjëhershme nga policia dhe këshilli i shkollës.” – thuhet në njoftim.