Ambasada amerikane për vizitën e zyrtarit amerikan në Kosovë: Përforcon partneritetin mbrojtës
Ambasada e Amerikës në Kosovë ka dalur me komunikatë pas vizitës në Kosovës të David Baker, zv/ndihmës sekretar i Mbrojtjes.
Në njoftim, thuhet se kjo vizitë, përforcon partneritetin mbrojtës ShBA-Kosovë.
“Mirënjohje për Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes David Baker dhe Gjeneral Brigade Chris McKinney për vizitën e tyre në Kosovë, ku u takuan me Presidentin Osmani, Kryeministrin në detyrë Kurti, Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci, Komandantin e FSK-së, Gjeneral Lejtnant Jashari dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani. Ata gjithashtu vizituan Kampin Bondsteel dhe u takuan me personelin ushtarak amerikan. Gjatë gjithë vizitës, DASD Baker përforcoi partneritetin mbrojtës SHBA-Kosovë dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në mbështetje të paqes dhe stabilitetit rajonal. #StrongerDheSafer”, thuhet në njoftim.