“Amatorizëm, kaos total”, Kica-Xhelili shkruan një “mal kritika” ndaj pushtetit
Doarsa Kica-Xhelili, deputete e LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar ligjet e propozuara nga pushteti aktual.
Deputetja e LDK-së shkroise ekziston një problem “tepër serioz me ligjet që po i kalon pozita”.
Sipas saj, ligjet e propozuara nga pushteti janë në kundërshtim me Kushtetutën, praktikat e BE-së dhe janë të pazbatueshme.
“Përveç që janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe praktikat e BE-së, janë thuajse të shkruara të mos zbatohen.
Përveç që janë të pazbatueshme, janë në kundërshtim me ligje tjera që VET po i sjellin.
Kjo do ta shkaktoj një kaos total në drejtësi edhe ashtu të brishtë.” – shkroi ajo.